Pjesa e parë mbyllet në barazim, Kosova kërkon fitoren ndaj Çekisë në të dytën!

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në mes të Republikës së Çekisë dhe Kosovës.

Ndeshja që po zhvillohet në Doosan Arena të Plzenit, në 45 minutëshin e parë ka përfunduar pa gola.

Çekët ishin për një nuancë më e mirë se tanët, derisa kishin më shumë shanse të krijuara.

Në anën tjetër, Dardanët kishin po ashtu disa shanse nga ndërprerjet, por që nuk arritëm që t’i konkretizionim ato.

Përfaqësuesja jonë filloi ta stabilizonte vetën dhe filloi ta mbante topin më shumë në këmbë.

Nga loja që u zhvillua, pjesa e dytë premton një ritëm më të lartë dhe me gjasë do të kemi më shumë se një gol.

Kosova duhet të fitojë patjetër në Plzen në mënyrë që t’i mbajmë shpresat për t’u kualifikuar në Euro 2020, ndërsa lajm i mirë është se Anglia po e mposhtë Malin e Zi dhe e ka siguruar kështu kualifikimin në Kampionatin Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here