ZYRTARE: Henry bëhet trajner i kësaj skuadre

Thierry Henry do t’i rikthehet bankinës në rolin e trajnerit.

Ish sulmuesi legjendar francez pati një përvojë të hidhur te Monaco në Francë sezonin e kaluar, duke u shkarkuar pas pak ndeshjeve, shkaku i rezultateve të dobëta.

Henry që në karrierën menaxheriale ka qenë edhe ndihmës i Roberto Martinez te Kombëtarja e Belgjikës, ka arritur marrëveshje me skuadrën Montreal Impact, në MLS.

Skuadra e Montreal përmes një njoftimi ka zyrtarizuar ardhjen e Thiery Henry, i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here