Griezmann thumbon Valverden: Nuk po luaj në pozicionin tim

Antoine Griezmann ka pranuar se problemet e adaptimit te Barcelona nuk janë befasi për të, sepse e priste këtë gjë.

“Unë jam duke mësuar shumë, edhe pse e kam ditur se të përshtatesh te Barça do të ishte e vështirë”, – tha ai të enjten mbrëmë, pas fitores së Francës kundër Moldavisë. Pengesa kryesore qëndron në “shkrirjen” e tij si pjesë e “tridentit” ofensiv të skuadrës katalanase, përkrah Luis Suarez, Lionel Messit e ndonjë tjetri: “Nëse luaj më në qendër, e ndiej veten më mirë. Kam luajtur në atë pozicion për shumë vite, tani ajo që duhet të bëj është të adaptohem”.

Trajneri francez, Didier Deschamps, gjithashtu iu referua ndryshimit të pozicionit të sulmuesit: “Situata e tij te Barcelona nuk më duket katastrofike, sa thuhet, është çështje pozicioni në fushë. Ai ishte më i mirë në pozicionin e tij tek Atlético Madrid”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here