Politano bën gati valixhet, Interi ka gjetur pasuesin e tij

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Interi është i gatshëm ta shesë Matteo Politanon në merkaton e janarit.

26-vjeçari nuk ka arritur të ambientohet në mënyrën më të mirë me Neroaxurët  që nga transferimi i tij nga Sassuolo.

Antonio Conte ka humbur durimin me Politanon dhe ia ka bërë me dije drejtuseve se mund ta lënë të lirë italianin të largohet në merkaton e janarit.

Interi ka gjetur pasuesin e Politanos dhe bëhet fjalë për Olivier Giroud. Francezi pritet të largohet nga Chelsea në janar dhe Italia duket se është destinacioni i tij i ardhshëm.

Conte dhe Giroud kanë bashkëpunuar edhe më parë te Chelsea.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here