PSG përsëri për shopping te Barcelona, Parisenët rrëmbejnë një tjetër yll nga Katalanasit

 PSG dhe Barcelona njihen si klube që kanë rivalitet mes tyre pas përmbysjes së bujshme të Katalanasve në vitin 2016. 

Që pas asaj ndeshjeje PSG dhe Barcelona janë përballur edhe jashtë fushe.

Parisienët në vitin 2017 transferuan Neymarin nga Barcelona për shifrën e 225 milionë eurove. Tani Parisienët dëshirojnë një tjetër yll të Barcelonës.

PSG synon transferimin e Samuel Umtitit nga Barcelona, raportojnë mediat franceze.

Leonardo e ka identifikuar 26-vjeçarin si përforcimin ideal në mbrojtje. Umtiti ka humbur vendin e titullarit te Barcelona dhe Katalanasit besohet se janë të gatshëm ta shesin atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here