Donaruma: Me këtë vrull mund ta fitojmë Europianin

Pas fitores në transfertën e Bosnjës, trajneri titullar i të kaltërve, Xhanluixhi Donaruma, shprehu optimizëm në pritje të Europianit të verës së ardhshme.

“Kemi formuar një grup, në të cilin kuptohet qartë besimi i trajnerit, por edhe shpirti i sakrificës, që nevojitet për të arritur objektiva të mëdhenj.

E dinim që nuk do të kishte qenë e lehtë ta nisnim nga zero, pas atij grushti shumë të fortë, që ishte mospjesëmarrja në Botërorin e vitit 2018, por edhe pse pak besonin te ne, madje edhe ne vetë ndoshta nuk ishim të bindur se mund të ringriheshim kaq shpejt, falë punës së bërë nga trajneri Mançini, jo vetëm që kemi kuruar një plagë të rëndë, por tani kemi aq vetëbesim, cilësi, sens ofensiv loje dhe vrull e dëshirë, sa mund të mposhtim këdo që na del përpara dhe pse jo do provojmë të fitojmë Europianin.

Thjesht, askush prej nesh të mos fusë ide të kota në kokë, se me kaq sa kemi dhënë, mund të mjaftohemi edhe në vazhdim, pasi lojtarë si Insinje apo edhe Kieza nuk e kanë treguar ende potencialin e tyre të vërtetë”, tha milanisti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here