Euro 2020: Italia vazhdon me rekord perfekt – merr fitore edhe kundër Bosnjës

Fitorja e radhës për Italinë erdhi në përballje me Bosnjën dhe Hercegovinën, me rezultatin 3:0.

Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Francesco Acerbi, i cili realizoi në minutën e 21’ të takimit.

Lorenzo Insigne ishte ai që dyfishoi epërsinë e italianëve, kur kaluan 37’ minuta lojë, për t’i dhënë qetësinë skuadrës së Mancini.

Rezultatin final të këtij takimi e vendosi Andrea Belotti i Torinos, i cili tundi rrjetën në minutën e 53’.

Me këtë fitore, Italia numëron 27 pikë pas 9 ndeshjeve, duke marrë kështu maksimumin e pikëve, për pozitën e parë në tabelë.

Bosnja në anën tjetër numëron 10 pikë për pozitën 5. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here