Bombë: Manchester United përgatit 215 milionë euro për dy transferime në janar!

Manchester United duket se ka ndërmend të bëjë një çmenduri të vërtetë në merkaton e janarit.

Sipas raportimeve të fundit nga “Mirror”, drejtuesit nga “Old Trafford” do të tentojnë blerjet e Jadon Sancho dhe Erling Braut Haaland.

Për të arritur transferimin e këtyre dy lojtarëve, United ka vendosur në dispozicion plot 185 milionë sterlina, ku 100 milionë do të ofrohen në pjatë për Dortmund, ndërsa pjesa tjetër për Salzburgun.

Emri i Sanchos duket më i arritshëm, ndërsa për Haaland situata duket pak më e ndërlikuar, pasi drejtuesit  Red Bull, kërkojnë që ta dërgojnë fillimisht te Leipzig. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit, me United që duket se e ka shumë seriozisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here