Euro 2020: Kosovë – Angli, mosha mesatare e skuadrave

Me fillim nga ora 18:00, Kombëtarja e Kosovës do të zbres në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku do t’i bëjë konak Anglisë.

Interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh, edhe pse të dy kombëtaret kanë mësuar fatin e tyre sa i përket kualifikimit.

‘Fadil Vokrri’ do të jetë arena që pritet të jap asgjë tjetër përveç spektaklit sonte. Kjo pasur parasysh kualitetin e lojtarëve, si dhe moshën e re të tyre.

Kosova dhe Anglia kanë dy prej skuadrave më të reja në botën e futbollit me kombëtare. Cila është mosha mesatare e tyre?

Kombëtarja e Kosovës ka një moshë mesatare prej 25.0, që është pak më e vjetër sesa ajo e Anglisë, shkruan lajmi.net.

Mosha mesatare në kampin anglez është 24,5 – më e reja që ka pasur ndonjëherë kombëtarja e ‘Tre Luanëve’.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra fituese në fund. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here