Euro 2020: Kosovë – Angli, vlera e skuadrave

Kosova sonte do të jetë nikoqire e Anglisë, në ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Euro 2020.

Djelmoshat e udhëhequr nga Bernard Challandes do të kenë punë të vështirë ndaj gjysmëfinalistëve të Kupës së Botës, por para tifozëve Dardanë synojnë befasinë.

Se Anglia është favorite për tri pikët në këtë takim, e tregon edhe vlera e skuadrave.

1,25 miliardë euro është vlera e kombëtares së Anglisë në treg, kurse vlera e Kosovës shkon në 63,13 milionë euro.

Sigurisht se emra si Raheem Sterling, Marcus Rashford e Harry Kane janë ata që bëjnë diferencën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here