Virusi i Kombëtareve prek edhe Juventusin: Pas Pjanic, lëndohet edhe një tjetër yll

Juventusi merr një lajm mjaft të keq nga grumbullimet e Kombëtareve.

Pas dëmtimit të Miralem Pjanic me Bosnjën, tjetër titullar i bardhezinjve është dëmtuar së fundmi.

Bëhet fjalë për Alex Sandron, i cili ka pësuar një dëmtim në miqësoren Brazil-Argjentinë.

Fillimisht u mendua se nuk kishte gjë për t’u shqetësuar, por ditën e sotme mbrojtësi ka lënë grumbullimin dhe po kryen ekzaminime më të detajuara, me Juventusin që është në ankth.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here