Willian dëshiron t’i bashkohet Barcelonës

Futbollistit brazilian i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe Barcelona ka filluar kontaktin pasi dëshiron ta transferojë verën e ardhshme.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona dëshiron të nënshkruajë kontratë paraprake në janar dhe ta kompletojë transferimin në fund të sezonit.

Mirëpo braziliani e ka bërë të qartë se do të presë deri t’i ofrohet kontrata e re pastaj të mendojë një transferim në “Camp Nou”.

Willian këtë sezon ka shënuar tri gola dhe ka arritur të bëjë tri asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here