Diçka po zihet: Haaland bën follow në rrjetet sociale gjigantin europian!

Sulmuesi Erling Haaland është lojtari më i kërkuar në merkaton e janarit.

Ai ka çmendur Europën me paraqitjet e tij me skuadrën e Red Bull Salzburgut. 19-vjeçari shënon rregullisht në kampionat, por golat nuk i kanë munguar as në Champions League.

Manchester United po kërkon me ngulm norvegjezin, madje janë gati të bëjnë çmenduri për të. 19-vjeçari duket se është i joshur nga ideja e kalimit në Premier League për të veshur fanellën e “Djajve të Kuq”.

Tifozët anglezë kanë kaluar në delir, pasi i riu ka filluar të ndjekë faqen zyrtare të Manchester United në Twitter, por dhe sulmuesin Marcus Rashford. Një sinjal i tillë ka mjaftuar për të ngritur pluhur dhe hipoteza në ajër për merkaton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here