Klopp: Ky është stadiumi ku urrej të luaj

Jurgen Klopp ka thënë se stadiumi i Sevillas është stadiumi ku urren të luajë.

Trajneri i Liverpoolit në një intervistë për FIFA-n, ka pranuar se stadiumi i Sevillas është vendi ku nuk do të dëshironte të luante.

Klopp ka bërë vizita në stadiumin e Sevillas me tri skuadra, si Mainz, Borussia Dortmund dhe Liverpool, dhe me asnjërën prej tyre nuk ka arritur të fitojë.

Në pyetjen se cili është stadiumi më i mirë për të luajtur në udhëtim, Klopp vendosi të përgjigjej: Nuk jam i sigurt nëse është stadiumi më i mirë për të luajtur, por stadiumi të cilin urrej të luaj është ai i Sevillas, për shkak të atmosferës që ka”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here