Terry, shkaktari se përse Aguero nuk u transferua te Chelsea në vitin 2011

Sergio Aguero ishte shumë afër që të transferohej te Chelsea në vitin 2011.

Sulmuesi argjentinas në atë kohë luante te Atletico Madridi dhe po tregonte formë të lartë, më pas për t’u transferuar te Manchester City.

The Athletic ka zbuluar se Aguero ishte shumë afër që të kalonte te Chelsea para tetë vitesh, mirëpo transferimin e tij e bllokoi John Terry.

 

Legjenda e The Blues në atë kohë që ishte edhe kapiten i skuadrës, i kishte thënë bordit të skuadrës se nuk i pëlqen argjentinasi.

Terry nuk e kishte pëlqyer personalitetin e Agueros dhe kishte refuzuar transferimin e tij në Stamford Bridge.

Por, tani sulmuesi është në mesin e golashënuesve më të mirë në histori të Ligës Premier me 244 gola, 15 nga to i ka shënuar ndaj Chelseat.

The Blues do të jenë mysafir të Citizens këtë të shtune, derisa Frank Lampard do të brengoset se si ta ndalë argjentinasin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here