“Derby della Madonnina”, për transferimin e Xhakës

Mediumi i njohur Sky Germany pretendon se si Milani ashtu edhe Interi po synojnë mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, në afatin e janarit.

Antonio Conte është ankuar në mënyrë të përsëritur për mungesën e opsioneve në skuadrën e tij dhe i ka kërkuar drejtuesve të Interit të nënshkruajë më shumë lojtarë në janar për të mbuluar koston e luajtjes së futbollit vendas dhe evropian.

Milani ndërkohë është në kërkim të lojtarëve me përvojë që do të ndihmojnë ekipin e tyre të ri, dhe besojnë se ylli shqiptar i Arsenalit i përshtatet kërkesave.

Karriera e Xhakës te Arsenali duket se ka përfunduar pas ekseseve në barazimin 2-2 kundër Crystal Palace muajin e kaluar, dhe ka pësuar shumë abuzim nga tifozët e Arsenalit që nga nënshkrimi në 2016.

Transmetuesi gjerman shprehet se ish-ekipi i tij, Borussia Monchengladbach është gjithashtu e interesuar ta rikthejë mesfushorin përsëri në Bundesliga.

Por, kjo është një ide që nuk i intereson reprezentuesit zviceran, kështu që një lëvizje në njërën nga ekipeve e qytetit të modës është një mundësi reale.

Të dyja, Interi dhe Milani nga ana e tyre do ta merrnin atë në hua me një mundësi për të blerë në fund të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here