Fillon epoka Mourinho: Portugezi ka piketuar tre yje për merkato!

Jose Mourinho ka zgjedhur Gareth Bale si blerjen e parë të madhe të Tottenham.

Bale ka muaj që përflitet për një largim nga Bernabeu teksa së fundmi tifozët e kanë sulmuar pasi ka preferuar Uellsin përpara gjigantëve spanjollë, diçka që ataquajnë të “papranueshme”.

Mourinho, i zbuluar si trajneri i ri i Spurs mëngjesin e së mërkurës, është gati të përfitojë nga situata e tensionuar në ish-ekipin e tij dhe do të provojë për sulmuesin anësor që në janar.

Mourinho ka formuluar një listë dëshirat për lojtarët që kërkon të transferohen te Tottenham, duke përfshirë edhe mesfushorin e Sporting Lisbonës Bruno Fernandes dhe yllin e Juventusit Paulo Dybala.

Megjithatë, ai mbetet një admirues i madh i talentit të Bale dhe ka këshilluar klubin e tij të ri të mundohet ta transferojë pa harxhuar shumë kohë.

Bale u largua nga Spurs drejt Realit për 100 milionë euro gjashtë vite më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here