Milan mendon për merkaton e verës: Rosonerët transferojnë tre yje me kosto zero!

Gjiganti i Serie A, AC Milan janë të interesuar për tre lojtarë që do të mbesin të lirë në verën e vitit 2020.

Calciomercato.com shkruan që klubi kuqezi do të ndjek strategji me shpenzime të vogla, por me emra të mëdhenj.

Milan i do të vihet pas mbrojtësit të Paris Saint Germain, Layvin Kurzawa, mesfushorit të Manchester United, Nemanja Matic dhe yllit të Real Madridit, Luka Modric.

Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini e kanë fillaur punën me agjentët e lojtarëve.

Të tre janë në vitin e fundit të kontratës me klubet respektive. Problem janë paksa pagat e tyre të larta, por nëse vijnë me kosto zero, klubi mund të rrezikojë.

Modric fiton 11 milionë euro në sezon, ndërsa Matic ka pagë 7 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here