Momenti kur Ancelotti, e lë pa fjalë shefin e arbitrave mbi VAR (VIDEO)

“Atëherë, të flasim qartë! Gabuat në Napoli-Atalanta?”… E nis kështu diskutimin e tij Carlo Ancelotti i ftuar bashkë me trajnerët e ekipeve të tjera të Serie A dhe futbollistët përfaqësues, përballë shefit të arbitrave në Itali, Nicola Rizzoli, që i ngrirë pranon se “Po, loja duhet të ishte ndaluar, këtu nuk ka dyshime”.

“Atëherë, pas kësaj, më mjafton që pranuat gabimin dhe mund të iki!”, shton Ancelotti. Ndërkohë, vazhdon edhe duke sulmuar përdorimin e VAR vend e pa vend dhe faktin se tashmë vendos teknologjia dhe jo syri i arbitrit.

Video Ancelotti

“Të shpjegohem! Pranoj gabimin e Giacomellit (arbitër), ashtu si atë të Roçhit. Por, nuk pranoj gabimin e VAR, këtë jo! Gabimin duhet ta bëjë arbitri në fushë”. Rizzoli përgjigjet: “Nuk është e lehtë të përdorësh VAR. Nuk mund të shkohet çdo herë te VAR, sepse më pas arbitri nuk ka më punë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here