Raiola tipik: Italiani i vendos kusht Milanit për transferimin e Ibrahimovic

Sipas gazetës “Libero”, pasi ditën e sotme kanë nisur negociatat ose është bërë sondazhi i parë konkret nëse ka mundësi për transferimin e Zlatan Ibrahimovic te Milani (suedezi ka kërkuar 1 milionë euro rrogë në muaj për 18 muajt e ardhshëm, pretendim që nuk do të plotësohet), por këtu ka hyrë në biseda Mino Raiola, agjenti i famshëm.

Për të ulur pretendimet e futbollistit të tij dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët, Raiola do të përdorë një tjetër kartë: Donnarumma. Portieri ka edhe dy vite kontratë, por fakti është se fiton 6 mln  euro në sezon dhe drejtuesit nuk ia rinovojnë dot duke ia çuar në 7 mln ose 8 mln euro. Raiola, sipas “Libero” është gati të kërkojë si kusht që me ardhjen e Ibrahimovic tani, në verë të përshëndesë Donnarumma me një çmim të arsyeshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here