Arsenali vendos për Xhakën, ja çfarë thotë Emery

Arsenali dhe Unai Emery kanë vendosur për rikthimin e Granit Xhakës në skuadër.

Numri një i stolit foli para ndeshjes së radhës dhe tregoi se do të ketë vend dhe për mesfushorin me shumë mundësi. “Topçinjtë” luajnë me Southampton dhe nuk pranohet asnjë rezultat tjetër përveç fitores.

“Xhaka duket më mirë nga ana psikologjike. Ne jemi duke e ndihmuar atë dhe duke i qëndruar afër. Kam folur me të këtë mëngjes dhe kishim një bisedë të mirë. Ai u stërvit mjaft mirë para pushimit me kombëtaren dhe të njëjtën gjë bëri dhe sot. Unë dua ta rikthej atë me skuadrën dhe të na ndihmojë. Jam i sigurt se do të bindë të gjithë tifozët me paraqitjet e tij.

“Ai ndihet më mirë dhe ka fituar sërish ndjenjën se Arsenali është ekipi i tij. Ai do të rikthehet dhe ne do të vendosim. Hap pas hapi do ta ndihmojmë atë të kthehet. Rikthim këtë javë? Do të vendosim nesër për rikthimin e tij ose jo, duke i dhënë besim”, – tha trajneri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here