Correa zbulon arsyen pse nuk u transferua te Milani

Gjatë verës së kaluar Angel Correa ishte njëri nga lojtarët më të kërkuar nga Milani, mirëpo në fund transferimi i tij në San Siro nuk u realizua.

Rosonerët ishin shumë pranë transferimit të argjentinasit, por në fund Correa qëndroi në Wanda Metropolitano.

Në një intervistë për Onda Cero, Correa ka zbuluar motivin se përse nuk u transferua te Milani.

“Milani ka tentuar të më transferojë disa herë gjatë verës së kaluar. Mirëpo Atletico vendosi që të më mbajë dhe jam i lumtur që jam këtu. Unë dhe familja ime jemi të lumtur në Madrid dhe shpresoj që të bëj më tepër për klubin në të ardhmen”, ka deklaruar Correa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here