Klajvert: “De Ligt është penduar që kaloi te Juve”. Vjen përgjigjja e De Ligt

Matajs De Ligt ishte një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës, teksa në fund vendosi të kalojë te Juventusi, ku aventura e tij atje deri tani nuk ka qenë më e mira e mundshme.

Për këtë para pak ditësh foli edhe  bashkëkombësi i tij Patrik Klajvert, i cili u shpreh se mbrojtësi është penduar që kaloi te Juventusi dhe nuk kaloi te Barcelona.

Nuk ka munguar as përgjigjja e 20-vjeçarit, i cili në një intervistë të dhënë pas ndeshjes me Estonin, u shpreh se nuk është penduar aspak. “Sigurisht që unë nuk jam penduar aspak që kalova te Juventusi. Ajo që ka thënë Klajvert është thjesht një hamendësim, asgjë më shumë.”, u shpreh De Ligt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here