Hazard: Kam refuzuar disa herë PSG-në

Eden Hazard ka zbuluar se e ka refuzuar disa herë kalimin te Paris Saint-Germain, edhe pse gjigantët e Ligue 1 në mënyrë të përsëritur kanë tentuar të nënshkruajnë sa ishte në Chelsea.

28-vjeçari belg ishte në shënjestër të shpeshtë nga kampionët francezë gjatë kohës së tij shtatë vjeçare në Ligën Premier, por thotë se besnikëria e tij sa i përket futbollit francez do të jetë gjithmonë në ish-klubin Lille.

Hazard u bashkua me Lille si i ri dhe vazhdoi të bënte gati 200 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke fituar një kampionat dhe dy kupa me ta në 2010-11 para se të transferohej te Chelsea një vit më vonë.

“Ata [PSG] shpesh donin të më transferonin”, ka zbuluar fillimisht Hazard për L’Equipe.

“Nuk kam dashur të kthehem në Ligue 1, dhe jo në një klub tjetër përveç Lille. Gjithmonë u thosha jo”.

 

“Në kokën time ishte e qartë. Ata janë një klub që mund të më ndihmojnë të fitoj Ligën e Kampionëve, por nuk ishte në planet e mia”.

“Nëse kthehem ndonjëherë në Ligue 1, do të jetë te Lille”, përfundoi ylli belg.

Hazard u vendos si legjendë moderne e klubit gjatë shtatë viteve të tij në Chelsea, por përfundimisht u largua këtë verë për t’u bashkuar me Real Madridin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here