Pioli ndaj Napolit, me disa risi Formacioni

Me Bennacer dhe Calhanoglu të padisponueshëm për shkak se kanë mbushur numrin e kartonëve, trajneri i Milanit, Stefano Pioli duhet të zgjidhë dyshimet e fundit se cila do të jetë skuadra që do të zbresë në fushë ditën e shtunë pasdite, ndaj Napolit të Ancelottit.

Edicioni i Gazzetta dello Sport është munduar të hedhë dritë mbi atë që mund të jetë formacioni kuqezi: Lucas Biglia do të marrë vendin e Bennacer në mesin e fushës, ndërsa në sulm, favoriti për të zëvendësuar Calhanoglu pritet të jetë Giacomo Bonaventura, që në këto dy javë është stërvitur me ritme të shpejta dhe intensive në Milanelo.  Musaçhio gjithashtu mund të kthehet të marrë vendin e titullarit në vend të Duartes, edhe pse balotazhi është 50 me 50. Konfirmohet Conti në të djathtë, pasi mbrojtësi po gjen formën e tij të dikurshme.

Bonaventura është në avantazh karshi kandidaturave të Rebic dhe Leao. Kështu, formacioni i mundshëm kuqezi ndaj Napolit, sigurisht me skemën 4-3-3 pritet të jetë ky: Donnarumma, Conti, Musaçhio, Romagnoli, Hernandez, Krunic, Biglia, Paqueta, Suso, Piatek, Bonaventura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here