Barcelona dëshiron yllin e Bayernit, Bartomeu përgatit ofertën stratosferike

Punimet e shumta në skuadrën e Barcelonës, një prej klubeve më të mëdha në botë, vazhdojnë me ritme të larta për të arritur drejt sukseseve.

Por kohët e arta duket se janë larg për spanjollët që në këtë sezon kanë zhgënjyer jo pak nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

Ky i fundit është vazhdimisht nën akuzë për lojë dhe rezultate të dobëta në skuadër. Ndryshimet duhen jo vetëm në stol, por edhe në skuadër. Barça po planifikon për të ardhmen dhe sipas “Mundo Deportivo”, ylli i skuadrës së Bajernit, Joshua Kimish, luan një rol të rëndësishëm.

Lojtari i kombëtares gjermane është në listën e dëshirave të klubit spanjoll për të mbuluar krahun e djathtë të mbrojtjes katalanase. Gjigantët spanjollë janë të gatshëm të paguajnë një shumë marramendëse për të. Momentalisht ky pozicion mbulohet nga Nelson Semedo dhe Musa Vague.

Por sipas “Bild Sport”, nuk ka asnjë shans që ky transferim të kryhet. Kimish ka një kontratë deri në 2023- shin me kampionët e Gjermanisë dhe konsiderohet si lideri i së ardhmes në skuadër. 24-vjeçari shumë shpejt mund të jetë edhe kapiteni i ardhshëm në Mynih, gjithmonë pas largimit të Manuel Nojerit.

Ndërkohë, katalanasit kanë edhe një plan B, nëse nuk arrihet marrëveshja me Bajernin për Kimish, ai quhet Lukas Klosterman. 23-vjeçari që luan për Lajpcigun në Bundesligë ka të njëjtin rol si Kimish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here