Liverpooli fiton në transfertën me Crystal Palace, Arsenali zhgjënjen përsëri

Liverpool ka marrë një fitore me vuajtje ndaj Crystal Palace në Selhurst Park duke ruajtur avantazhin ndaj konkurrentëve në renditjen e Premier League.

The Reds ishin pa Mohamed Salah pasditen e sotme teksa në vend të tij ka luajtur Oxlade-Chamberlain. Pas një pjese të parë të dobët të miqve, të cilët megjithëse kontrolluan ndeshjen nuk arritën të krijonin mundësi shënimi, Mane ka kaluar ekipin e tij në avantazh pak minuta pas pushimit.

Zaha barazon për vendasit në minutën e 82’, por Liverpool i minutave të fundit ka goditur përsëri kur Firmino riktheu avantazhin për kryesuesit e kampionatit. Skuadra e Klopp ka 37 pikë, tetë më tepër se Leicester i vendit të dytë që gjithashtu fitoi ndeshjen e tij.

Skuadra e Rodgers ka triumfuar 2-0 ndaj Brighton jashtu fushe duke vazhduar aty ku e la përpara ndeshjeve ndërkombëtare. Golat e Perez dhe Vardy në pjesën e dytë u kanë dhënë tri pikët Dhelprave të papërmbajtshëm.

Arsenali shpëtuar nga humbja në sekondat e fundit të takimit teksa dy golat e Lacazette ka shpëtuar Topçinjtë nga humbja. Një tjetër paraqitje për t’u harruar nga Arsenal, që edhe njëherë tjetër do të kalojnë një javë të trazuar.

Bournemouth është mposhtur 2-1 nga Wolves në shtëpi duke regjistruar humbjen e dytë radhazi në kampionat, ndërsa skuadra e Santos ngjitet në vend të pestë. Evertoni ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë 2-0 nga Norwich. Dridhet stoli i Silva-s. Ndërkohë edhe Watford është mposhtur në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0 nga Burnley.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here