Mourinho e nis me këmbë të mbarë, Tottenham mposht West Ham në derbin e Londrës (VIDEO)

Jose Mourinho e nis në mënyrë perfekte aventurën e tij në stolin e Tottenham, me këta të fundit që triumfojnë në derbin ndaj Ëest Ham me shifrat 2-3.

Pjesa e parë ishte përcaktuese në këtë takim, me “Gjelat” që shënuan në minutën e 36-të dhe 43-të, fillimisht me anë të Heung-Min Son dhe më pas me anë të Lucas Mouras, duke çuar në pushim ekipin e tyre me avantazhin 0-2.

Fraksioni i dytë nisi në mënyrë perfekte përsëri për të besuarit e Mourinhos, teksa Harry Kane shënoi golin e tretë. U mendua se gjithçka u mbyll, por vendasit u zgjuan në minutën e 75-të, ku shënuan me anë të Antonios.

Në minutën e 97-të pati vend edhe për një gol të Ogbonas, me sfidën që u mbyll me shifrat 2-3. Triumf në debutim për Mourinhon, me Tottenhamin e tij që ngjitet në vendin e gjashtë në kuotën e 17 pikëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here