Allegri një nga opsionet për Napolin?

Prezenca e Allegri në ‘San Siro’, ku luhej ndeshja Milan – Napoli, nuk ka kaluar pa u vënë re.

Napoli është në një krizë të rezultateve dhe kjo krizë mund të bëjë që skuadra italiane të ndajë rrugët me Carlo Ancelotti.

Pasi Allegri u pa duke biseduar me pjesëtarë të stafit të Napoli, mediet italiane shkruajnë se ai është një nga opsionet e mundshme për stolin.

Allegri është i papunë që nga koha kur ndau rrugët me Juventus, gjatë qershorit.

Emri i tij është lidhur me skuadra si Bayern Munich e Tottenham Hotspur, por këto opsione nuk janë më valide.

Nëse trajneri vendos që të mbetet në Itali, atëherë Napoli mund të jetë një nga opsionet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here