Conte përgëzon lojtarët: Po ia dalin në një situatë të vështirë

Inter morri tri pikë të rëndësishme mbrëmë në terrenin e Torino, duke mbajtur kështu hapin me skuadrën e Juventus.

Inter po përballet me shumë dëmtime, por Conte është i kënaqur me mënyrën si lojtarët po reagojnë, përkundër këtij fakti.

“Vërtetë shpresoj që Barella mos të ketë dëmtim serioz. Barella është rritur gjatë këtyre katër muajve. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, dhe ne duhet të shpresojmë që ekzaminimet të mos jenë të këqija” ka thënë Conte.

“Situata emergjente po vazhdon, por ne vetëm mund të falënderojmë lojtarët që po bëjnë punë të shkëlqyer. Këta lojtarë po sakrifikojnë vetën” shtoi italiani.

Inter është vetëm një pikë larg Juventus, duke vazhduar kështu formën e shkëlqyer të këtij fillim sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here