Guardiola i impresionuar: Chelsea janë skuadër e mrekullueshme

Britain Football Soccer - Manchester City v Sunderland - Premier League - Etihad Stadium - 16/17 - 13/8/16 Manchester City manager Pep Guardiola Reuters / Darren Staples EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 45 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Please contact your account representative for further details.

Citizens’ arkëtuan tri pikë nga përballja në ‘Etihad Stadium’, por përballë kishin një Chelsea që administronte lojën dhe shfaqej i rrezikshëm.

Skuadra e Frank Lampard duket t’i ketë lënë përshtypje të mira trajnerit të Man City, i cili ka thënë se është i impresionuar nga ‘Blutë’.

“Pasi pësuam golin, ne vuajtëm paksa, dhe në momentin më të mirë ne kemi shënuar me Kevin. Pastaj humbëm disa raste dhe humbnim pozicionimin në pasimin e fundit. Në pjesën e dytë kontrolluam. Humbëm topin në pozita të vështira. Ata janë mjeshtër për leximin e pasimeve. Janë top skuadër, por luftuam fortë” ka thënë Guardiola pas ndeshjes.

“Ata janë shumë të mirë, skuadër e mrekullueshme. Është Chelsea. Kur sheh 20 vitet e fundit, Chelsea nuk është skuadër e dobët. Në vitet e fundit City fitoi më shumë tituj, por para kësaj ishin City dhe United” shtoi tutje spanjolli.

Kujtojmë se Man City regjistroi vetëm 46.74 për qind të posedimit të topit, që është më e ulëta në karrierën e Guardiolas si trajner.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here