Juventus ka gjetur pasuesin e Sandros me parametra zero, nuk përjashtohet mundësia e shkëmbimit!

Mund të jetë Layvin Kurzawa përforcimi i Juventus-it në merkaton e janarit.

Mbrojtësi i majtë i Paris Saint-Germian ka dëshirë të largohet nga Franca.

L’Equipe ka shkruar se kontrata e Kurzawa skadon në qershorin e 2020-ës dhe se ai nuk ka ndërmend ta rinovojë, me PSG-në që do të rrezikonte ta humbte me kosto zero verën e ardhshme.

Kjo situatë ka bërë që shumë klube të interesohen për lojtarin. Mes tyre është edhe Juventus, që kërkon një alternativë të vlefshme për Alex Sandro-n ose ta zëvendësojë këtë të fundit me francezin.

Kurzawa duket se nuk është i gatshëm të presë deri në qershor dhe ka dëshirë të luajë. Merkato e janarit mund t’ia ofrojë këtë mundësi, veçanërisht nëse PSG do të vihet në lëvizje, siç duket, për De Sciglio-n.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here