Nëse dështon transferimi i Rakitic, Interi do ta transferojë një tjetër yll

Interi po e kërkon me ngulm transferimin e Ivan Rakiticit nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori kroat nuk po ka minutazhë të mjaftueshme te skuadra katalunase, andaj është i gatshëm që të largohet në dimër.

Por, Nerazzurët janë duke shikuar edhe alternativa të tjera, nëse nuk arrin t’i marrë shërbimet e reprezentuesit të Kroacisë.

Interi po tenton që të transferojë mesfushorin e Udineses, Rodrigo de Paul, që po tregon formë të lartë në këtë edicion.

Në listën e Antonio Contes është edhe mesfushori i Atalantas, Dejan Kulusevski, por që De Paul është më favoritë që të luajë në Giuseppe Meazza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here