Një goditje e madhe në janar: Mourinho dëshiron yllin italian te Tottenham

Jose Mourinho mori drejtimin e Tottenhamit në fillim të kësaj jave, duke zëvendësuar Maurizio Pochettinon dhe debutoi me fitore 2-3 në transfertën ndaj West Hamit, ndërsa ka premtuar se në fund të vitit, pozitat e “Spurs” do të jenë shumë më lart në renditje.

Por përveç grumbullimit të sa më shumë pikëve, Mourinho ka nisur nga puna për të bindur lojtarët që janë në vitin e fundit të kontratës, si Eriksen, Alderwiereld dhe Vertonghen, që të rinovojnë brenda këtij viti.

Përveç bindjes së tyre, Mourinho po planifikon edhe merkaton e klubit londinez dhe sipas mediave britanike, ka kërkuar afrimin që në janar, të mesfushorit të talentuar të Romës, Nicolo Zaniolo, i cili po luan rregullisht me verdhekuqtë.

Zaniolo mund të luajë si në krah të sulmit, ashtu edhe pas sulmuesit kryesor, ndaj edhe trajneri portugez e shikon si një futbollist ideal për skemën e tij 4-2-3-1, ndaj ka bindur presidentin Levy, të paguajë rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here