Solskjaer zbulon planin e Manchester United për merkaton e janarit

United po kalon në një periudhë mjaft të vështirë, dhe këtë zor se do ta kalojnë pa ndonjë përforcim në skuadër.

Rezultatet pozitive i kanë munguar ‘Djajve të kuq’, por Solskjaer dhe bordi drejtues duket se kanë një plan për merkaton e janarit.

Manchester United do të fokusohet në huazimin e disa lojtarëve, bën të ditur trajneri norvegjez.

“Nuk ka të bëjë me ndonjë shifër të caktuar parash. Blerja e lojtarëve është rreth asaj se çfarë mendojmë se është mirë për skuadrën, në aspektin afatgjatë, jo vetëm për tre ose katër muaj” ka thënë Solskjaer.

“A janë ata lojtarë të lirë? Me shumë gjasë jo, sepse ky është problemi në janar – jo shumë skuadra shesin lojtarë. Ndoshta mund të ketë një ose dy afrime si huazim, por kjo nuk është çështje parash, kjo është për të ndihmuar skuadrën. Ne do të shohim çfarë ka në dispozicion për ne” ka shtuar norvegjezi.

‘Djajtë e kuq’ janë duke synuar rikuperimin nga starti më i dobët në 30 vitet e fundit të skuadrës, në Premierligë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here