Zyrtare: Juventus konfirmon se De Ligt ka dislokuar krahun e tij, zbulohet sa do të mungojë

Juventusi ka konfirmuar se Matthijse de Ligt ka dislokuar (ka nxjerrë nga vendi) krahun e djathtë.

Mbrojtësi holandez e lëndoi krahun e djathtë në fitoren 3-1 ndaj Atalantas të shtunën.

De Ligt fillimisht tentoi ta largonte topin nga këmba e kundërshtarit, por nga rrëshqitja e dislokoi krahun e djathtë.

“Juventusi mund të konfirmojë se lojtari ynë Matthijs de Ligt ka dislokuar krahun e djathtë në fitoren 3-1 ndaj Atalantas këtë të shtune”, thuhet në komunikatën e Zonjë së Vjetër.

Skuadra italiane duhet të pres njoftimin nga stafin mjekësore për të ditur më saktësisht se sa do të mungojë holandezi.

Mbrojtësi i talentuar me gjasë mund ta humbasë vetëm përballjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, për t’u rikthyer më pas në fundjavën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here