Gjithçka që po i mungon Hazardit te Reali janë golat

Belgu duket si ai lojtari i Real Madrid që pagoi 100 milionë euro për të dhe dha një nga performancat e tij më të mira kundër Real Sociedad teksa dribloi mirë, vuri mundësi të mira, shfaqi cilësi, imagjinatë dhe kreativitet.

Këto janë cilësi që e bënë Zinedine Zidane të dashurohej me lojtarin dhe tani tifozët në ‘Santiago Bernabeu’ e duan shumë atë.

Ai është duke u përmirësuar gjatë javëve të fundit, duke marrë besimin dhe planin që Zidane kishte për të dhe duke e kthyer atë në magji në fushë.

E vetmja gjë që mungon tani nga loja e tij janë golat pasi ai ka vetëm një gol zyrtar me fanellën e Real Madridit – kundër Granadës në fitoren 4-2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here