Unai Emeri drejt shkarkimit, bordi identifikon kandidatët për zëvendësimin e tij

Unai Emeri i ka orët e numëruara në stolin e Arsenalit. Shtypi ishullor zbulon se bordi i Arsenalit ka nisur procesin e identifikimit të pasardhësit të trajnerit spanjoll në “Emirates”. 

Pas barazimit 2-2 me Sauthemptonin në shtëpi, tifozët vërshëllyen skuadrën dhe trajnerin që nuk po arrin ta gjejë kurën për të nxjerrë ekipin nga kriza edhe pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.

Favorit për ta zëvendësuar Emerinë në rast shkarkimi sipas kompanive të basteve në Britani është Mikel Arteta, ish-kapiteni i “Topçinjve” dhe sot asistent i Guardiolës te Siti.

Pas ish-mesfushorit spanjoll përmendet emri i Masimiliano Alegrit. I treti në listë është ish-trajneri i Totenhemit, Mauricio Poçetino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here