U lëndua ndaj Chelsea: Guardiola zbulon sa do të mungojë Aguero

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola ka konfirmuar se sulmuesi Sergio Aguero do të qëndrojë larg fushave për disa javë pas dëmtimit në kofshë që ka pësuar ndaj Chelsea-t të dielën.

“Sergio do të qëndrojë larg fushave për disa ndeshje,” shprehet Pep.

“Ai ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë pushim për dy-tri javë, por mund të shkojë edhe për një muaj, të shohim.

Ai do të ketë nevojë për një mrekulli për t’u rikthyer në derbi,” e mbyll spanjolli. Derbi me Man United do të luhet më 7 dhjetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here