UEFA zgjedh formacionin më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve.

Shtëpia e futbollit evropian ka përpiluar një formacion me lojtarët që kanë zhvilluar paraqitje më të mira në histori të kësaj gare.

Pjesë e këtij formacioni nuk kishin se si të mungonin dy lojtarët më të mirë në histori të këtij sporti, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Në këtë formacion është edhe legjenda e Arsenalit, Thierry Henry që është së bashku në sulm me portugezin dhe argjentinasin.

Në mesfushë gjenden dyshja legjendare e Barcelonës, Xavi Hernandes dhe Andres Iniesta, së bashku me Steven Gerrad.

Në mbrojtje janë, Philipp Lahm, Sergio Ramos, Gerard Pique dhe Carles Puyol.

Portieri më i mirë i të gjitha kohërave është zgjedhur Iker Casillas, me një formacion që padyshim se d ta fitonte çdo ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here