Derbi i grupit H: Valencia dhe Chelsea ndalen në barazim

Valencia dhe Chelsea i kandër pikët në përballjen që u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Të parët ishin spanjollët që kaluan në epërsi me anë të Cristian Soler që shënoi në minutën e 40-të me një asistim nga Rodrigo.

Por, pas vetëm një minute, The Blues i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Mateo Kovacicit që shënoi një gol të bukur.

Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola të shënuara, derisa e dyta ishte edhe më e zjarrtë.

Skuadra e Frank Lampardit ishte edhe më e mirë në pjesën e dytë, pasi arriti ta përmbysë rezultatin me golin e Christian Pulisicit (50’) nga një shërbim mjaftë i mirë i Kurt Zoumas.

Valencia kishte shansin që t’i barazonte shifrat, por Dani Parejo dështoi të shënonte nga penalltia, me Kepa Arrizabalagan që i priti gjuajtjen në minutën e 65-të.

Por, skuadra nga La Liga nuk u ndal me kaq dhe arriti ta barazonte rezultatin me anë të Daniel Wass (82’) që më shumë ishte si harkim në zonë, mirëpo topi përfundoi në rrjetë me ndihmën e shtyllës pingule.

Valencia e ka marrë pozitën e parë në Grupin H me tetë pikë, aq sa ka edhe Chelsea në të dytin, Ajaxi ka shtatë dhe Lille me vetëm një.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here