Hazard i jashtëzakonshëm, dribloi tre lojtarë të PSG-së dhe gjyqtarin tek goli i parë i Benzemas

Eden Hazard dribloi gjyqtarin kryesor të ndeshjes tek goli i parë i Real Madridit kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve mbrëmë.

Ylli belg bëri lëvizje të jashtëzakonshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, por viktimë e tij u bë edhe gjyqtari Artur Soares Dias.

Pikërisht këto veprime të 28-vjeçarit nisën aksionin, që përfundoi me golin e parë të Karim Benzemas.

Goli i sulmuesit francez tashmë është bërë viral falë Eden Hazard.

Ndryshe, takimi përfundoi baras 2-2 pasi vendasit lëshuan avantazhin e dy golave.

https://www.youtube.com/watch?v=jIvowH1GWUc

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here