Mourinho: I dua ‘ball boy-t’ intelegjentë

Teksa ishte duke u mposhtur 2-0, Dele Alli fillimisht ngushtoi epërsinë në fundin e pjesës së parë.

Por në 45 minutëshin e dytë, Serge Aurier ishte në gjendje ta ekzekutonte shumë shpejtë një rivënie anësore pasi paraprakisht një ‘ball boy’ e kishte lëvizur shpejt topin, me aksionin që përfundoi në rrjetë për Spurs.

“Unë i dua ‘ball boy-t’ inteligjentë ashtu si isha unë, dhe ky fëmijë sot ishte i shkëlqyeshëm”, i tha Mourinho pas ndeshjes BT Sport. “Ai lexoi lojën, e kupton lojën dhe bëri një asistim të rëndësishëm, një moment i rëndësishëm për të dhe ai kurrë nuk do ta harrojë atë”.

“Goli para pjesës së parë është i rëndësishëm. Unë nuk e pashë atë, e pashë atë më vonë në ekran”.

“Kur ju jeni duke humbur 2-0, nëse ju jeni në kontroll të rezultatit tjetër dhe e dini se një barazim është i mjaftueshëm për t’u kualifikuar, atëherë ne mund të barazonim në gjysmën e dytë dhe të jemi pragmatikë”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here