Propozimi i tifozëve të Napolit për presidentin: “Paratë e gjobave le t’i japim për viktimat e tërmetit në Shqipëri”,

Edhe klubi i Napolit dëshironte ta tregonte afërsinë me shqiptarët, që po përjetojnë dramën e madhe, pas tërmetit të së martës në mëngjes herët.

Në profilet zyrtare të klubit të drejtuar nga Aurelio De Laurentiis ishte hedhur, në fakt, pak kohë më parë, një mesazh solidariteti për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Shumë komplimente në Twitter mori ky status, por edhe disa polemika. “Asnjë postim për Venecia, Matera, Calabria në përgjithësi; për Shqipërinë po”, – komentoi njëri prej ndjekësve. Megjithatë, ka mbetur në minorancë, sepse dhjetra tifozë të tjerë të Napolit, ku luan edhe shqiptari Elseid Hysaj, i kanë propozuar klubit që t’i dhurojë të ardhurat e gjobave (rreth 2.5 milionë euro), të vendosura ndaj lojtarëve që u rebeluan, për viktimat e tërmetit shqiptar. Nisma po merr formën e një “peticioni online” me dhjetëra komente pozitive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here