Dortmundi për “pazar” te Juvja, kërkon dy lojtarë për… 30 milionë euro

Mario Manxhukiç dhe Emre Xhan mund të quhen me plot gojën, dy të pakënaqurit e Juves, me ardhjen e Sarrit, në krye të pankinës së bardhezinjve.

Të dy lojtarët nuk kanë besimin e trajnerit italian dhe janë gati të largohen nga Juvja, madje që në merkaton e janarit.

Nëse për Xhan është në dyshim largimi, Manxukiç do të largohet me siguri. “Sport Bild”, raporton se Dortmundi është në ndjekje të dy lojtarëve dhe po shqyrton mundësinë për t’i transferuar.

Oferta fillestare pritet të jetë 30 milionë euro për të dy futbollistët, që me siguri do të refuzohet kategorikisht nga Juventusi, pasi konsiderohet shumë e ulët nga “Zonja”.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here