Fabio Capello: Ronaldo ka humbur shpejtësinë, ora që të ndryshojë…

Fabio Kapelo është i fiksuar pas idesë së tij se për Ronaldon ka ardhur ora që ai të ndryshojë rol, pasi e pa në aksion në sfidën kundër Atletikos së Madridit.

“Kristiano ka nisur të vuajë markimet. Shihni vetëm aksionin e fundit personal ndaj Atletikos… Ronaldo i periudhës së Realit të Madridit do të kishte synuar portën, në kundërsulm e sipër, por ai menjëherë rrethohet nga dy kundërshtarë. Arsyeja është se Ronaldo ka humbur shpejtësinë, atë sprintin me të cilin digjte dikë. Prandaj, unë këmbëngul se ai duhet të nisë të luajë në qendër të zonës. Fakti që i tërheq gjithmonë mbrojtësit dhe që di të lëvizë si askush tjetër brenda zonës, do ta bënte atë bomberin më të frikshëm në qarkullim, sigurisht duke u nisur nga jashtë zone”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here