UEFA dhe Federata Holandeze mesazhe solidariteti për shqiptarët

UEFA dhe Federata Holandeze e Futbollit, kanë dërguar mesazhe solidariteti për shqiptarët, që po kalojnë momente shumë të vështira, pas tërmeteve të njëpasnjëshme.

FSHF-ja në faqen zyrtare ka publikuar mesazhet që këto organizata kanë dërguar në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Njoftimi i FSHF-së:

“Menjëherë pas ngjarjes së tmerrshme që preku vendin tonë nga një seri tërmetesh të njëpasnjëshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka marrë mesazhe, telefonata, dhe telegrame zyrtar nga Presidenti i UEFA-s, z.Aleksander Čeferin, Presidenti i Federatës së Futbollit të Hollandës, z.Michael van Praag dhe shumë përsonalitete të futbollit evropian dhe botëror.

Në letrën e tij, Presidenti Ceferin shprehet:

I dashur Armand,
Ju përcjellim ngushëllimet tona të thella për viktimat e tërmetit, zemrat tona janë me familjet e tyre!
Sinqerisht,
UEFA
Aleksander Čeferin
President
Faksimile e letrës së Presidentit të UEFA-s”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here