‘FourFourTwo’ publikon listën e dhjetë sulmuesve më të mirë aktual në botë

Revista e njohur ‘FourFourTwo’ ka përpiluar një listë prej dhjetë sulmuesve më të mirë aktualisht në botë.

Në këtë listë, ka disa emra edhe që mund të ju befasojnë, por që forma e tyre në këtë sezon është tejet e mirë.

Dhjetë sulmuesit më të mirë në fushë:

10= Karim Benzema

Që kur Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi në vitin 2018, sulmuesi francez ka arritur që të shënojë 44 gola në 70 paraqitje.

9= Romelu Lukaku

Sulmuesi belg kaloi në këtë verë që shkoi nga Manchester United te Interi duke shënuar dhjetë gola në 13 paraqitje në Serie A.

8= Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi gabonez po kalon nëpër një formë të lartë edhe pse për Arsenalin nuk mund të themi të njëjtën gjë, por Aubameyang së fundmi ka shënuar golin e 50 në fanellën e The Guners në 78 paraqitje.

7= Mauro Icardi

Argjentinasi i ka bërë me dije Interit se ka gabuar që e ka lënë të largohet në huazim te Paris Saint-Germain, pasi është duke shkëlqyer me gola. Në 126 paraqitje, Icardi ka arritur të shënoi 82 gola deri më tani.

6= Roberto Firmino

Sulmuesi brazilian është në mesin e atyre më të kompletuarve në botë, pasi jo vetëm që shënon, por di edhe si të asistojë e të driblojë.

5= Luis Suarez

Edhe se po shkon drejt fundit të karrierës, uruguaiani po tregon formë të lartë që disa sezone dhe po ndihmon Barcelonën që të arrijë sa më shumë trofe.

4= Harry Kane

Në sezonin 2016/17 dhe 2017/18, anglezi ka arritur që të shënojë 76 gola në 86 paraqitje për Tottenham Hotspurin dhe deri më tani është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane.

3= Sergio Aguero

Deri më tani sulmuesi argjentinas ka arritur që të shënojë 244 herë në 353 paraqitje, duke u bërë njëri ndër sulmuesit më të mirë në histori të Ligës Premier.

2= Robert Lewandowski

Polaku është duke na mahnitur me formën e tij në këtë fillim sezon, pasi nuk kalon thuajse një ndeshje pa shënuar gol. Lewandowski ka filluar në këto vitet e fundit t’i marrë meritat që i meriton.

1= Cristiano Ronaldo

Befasisht FourFourTwo ka vendosur që portugezi të jetë deri më tani sulmuesi më i mirë, derisa e vlerëson si kryesorin në këtë dekadë. CR7 që kaloi në verën e vitit 2018 te Juventusi, ka arritur të shënojë 34 gola në 58 paraqitje. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here