Interi harron Vidalin, Marota kthen sytë nga “ylli” i Serisë A

Duket se Arturo Vidal nuk është më objektivi numër një për mesfushën e Interit, në merkaton e janarit.

Lojtari nga Kili është pjesë e Barcelonës dhe hapësirat për të nuk janë të shumta në formacion, por Marota nuk lëviz për të nënshkruar me ishin e Juves.

Siç raporton “Gazzeta Dello Sport”, Interi ka kthyer sytë nga Milinkoviç-Saviç, lojtari i Lacios që pëlqehet nga Antonio Konte. Serbi do të jetë objektivi i madh i Interit në merkato dhe për ta blerë duhet t’i japin Lacios, as më shumë dhe as më pas se 80 milionë euro.

Konte ka disa lojtarë në listën e vet, që mund të rrisin cilësinë e Interit në mesin e fushës, por mbetet të shihet sa klubi do i përgjigjet kërkesave të tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here