Keidi Bare dhe Armando Sadiku, falenderojnë Malagan për mbështetjën

Klubi i Malagas në Spanjë, ku aktivizohen edhe shqiptarët Keidi Bare e Armando Sadiku, është solidarizuar mbrëmjen e djeshme me Shqipërinë pas situatës me tërmetet.

Para se të zbrisnin në fushë, për ndeshjen në transfertë me Numancian, të gjithë lojtarët e Malagas kishin veshur nga një bluze ku shkruhej: “Pray for Albania (Lutuni për Shqipërinë)”.

Keidi Bare duke parë mbështetjen e klubit spanjoll, nëpërmjet rrjeteve sociale ka dashur që të falenderojë klubin dhe shokët e skuadrës për gjestin e bukur.

“Falënderimi për gjestin fisnik i takon klubit të Malagas dhe sigurisht shokëve të skuadrës që na mbështetën në këto ditë të vështira për Shqipërinë. Zoti ju dhëntë forcën për të përballuar këtë tragjedi shqiptarët e mi. Bashkë jemi më të forte. Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës për mbështetjen ndaj vendit tim në këto momente të vështira. Shqipëria sot është më shumë tifoze e Malagas”, shkruan mesfushori shqiptar në “Instagram”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here